Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash i cili pritet të vihet në zbatim në muajin e ardhshëm për parandalimin e kultivimit të kanabisit. Prej shkurtit, muaj edhe kur nis mbjellja e farave të kësaj lënde narkotike, Policia e Shtetit do te nisë punën në terren që në kontrollet e imtësishme në kufij për parandalimin e futjes së farave në teritorin shqiptar e deri në kontrollet në terren.

Ky plan veprimi është vijim i strategjisë Antikanabis të hartuar me qëllin nxjerjen e shqipërisë nga harta e vendeve që kultivojnë drogë. Plani i veprimit ka si qëllim evidentimin dhe shkatërrimin e farishteve, kubikëve që mund të kultivojnë bimë narkotike, të sekuestrimit të farave cannabis sativa. Në operacion pritet të angazhohen me mijëra punonjës Policie në të gjithë vendin duke përfshirë 12 drejtoritë si edhe komisariatet në varësi.

Angazhim më të madh do të kenë qarqet që janë identifikuar si problematike me kultivimin e kanabisit në vite si Shkodra, Durrësi, Vlora, Gjirokastra. Kontrollet priten te kryhen nga Specialistët e Policisë së Zonës, Patrulla të Përgjithshme si dhe kryetarët e fshatrave dhe do të përqëndrohen më tepër në serra, farishte, ish depot e ushtrisë, tunele e banesa të braktisura. Kontrollet më pas do vijojnë në ambiente të hapura, të cilat do të përzgjidhen mbi bazë informacionesh që disponon policia si dhe mbi bazë risku.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb