SHKODER- Dhjetëra infermierë e sanitarë të spitalit të Shkodrës janë ngritur në protestë ditën e sotme. Ata janë vënë në dijeni të një paralajmërimi nga Ministria e Shëndetësisë për të shkurtuar 82 punonjës.

Por ky vendim ka shkaktuar reagimin e punonjësve të spitalit, të cilëve u rrezikohet vendi i tyre i punës.

Protestuesit kanë hedhur akuza ndaj ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, se “ka mbushur spitalin me militantë”.

Gjatë ditëve të fundit janë ngritur në protesta punonjësit e disa spitaleve të vendit, të cilët janë larguar nga puna, sipas tyre pa një motivacion të qartë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: