Me titullin të arkivuar, në shtëpinë ziklatër është zbehur paksa festa, kjo pasi drejtuesit e klubit i kanë kërkuar lojtarëve dhe stafit të pranojnë një shkurtim të pagave për shkak të krizës që solli COVID-19. Ky është një diskutim i bërë kohë më parë në pjesën më të madhe të klubeve europiane por pronarët e Inter e shtynë një ballafaqim të tille me lojtarët pasin ishin në garë për titull, tashmë që ky diskutim është mbyllur, presidenti Zhang ia bëri të qartë stafit se është koha për të shkurtuar pak shpenzimet. Bëhet fjalë për afro 15% të shpenzimeve sezonale, më saktë lojtarët dhe stafi duhet të heqin dorë nga dy paga mujore. Steven Zhang foli të hënën me ekipin për këtë pjesë por në mbledhje nuk ishte i pranishëm trajneri Conte. Sigurisht që Conte ishte i informuar për këtë vizitë të presidentit, ishte i vetëdijshëm edhe për atë që presidenti do ti kërkonte lojtarëve. Conte nuk preferoi as të dalë në konferencën zyrtare për mediat përpara sfidës kundër Romës, kaq ka mjaftuar që mediat italiane të flasin për një reflektim nga ana e tij për të ardhmen. Në çdo rast, Conte dhe Zhang kanë planifikuar një takim kokë me kokë pas ndeshjes kundër Juves ku do të diskutohet jo vetëm problemi i pagave por dhe e ardhmja e tij në krye të Inter, projekti në merkato dhe shumë tema të tjera.

Lautaro Martinez Barcelona
Lautaro Martinez Barcelona

Ai që ka folur për këtë temë, shkurtimin e pagave, ka qenë Lautaro Martinez: “Është i qartë momenti që po kalojmë, do të flasim me shoqërinë dhe do të gjejmë një zgjidhje. Duhet që këtë situatë ta kuptojmë të gjithë së bashku. Të mërzitur? Aspak, ne në të vërtetë ne jemi shumë të lumtur, jemi të gjithë të përqendruar në atë që duhet të bëjmë në fushë. Me apo pa Conte sezonin e ri? Shpresojmë që do të qëndrojë, në dy vitet e fundit të gjithë kemi bëra hapa të rëndësishëm përpara. Conte më pëlqen, largohet apo jo Conte unë do të vazhdoj të jem një lojtarë i Inter”, u shpreh Martinez duke i dhënë fund edhe zërave që e shohin larg Milanos.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb