NGA VJOLLCA KONGJONI*

TIRANË- Ministria e Financave ka çelur fondin prej 14 miliardë lekësh për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura ndaj subjekteve përfituese. Deri më tani janë shlyer mbi 12 miliardë lekë. Pjesa më e madhe e shumës, në vlerën e 5,8 miliardë lekëve, ka shkuar për shlyerjen e detyrimeve ndaj bizneseve që kanë kryer investime publike, 4.5 miliardë lekë janë alokuar për rimbursimin e TVSH-së, ndërkohë që pjesa tjetër ka kaluar për pagesat e vendimeve gjyqësore dhe shpronësimet.

Duke nisur nga data 25 maj i këtij viti, ministria ka bërë të njohur të gjithë emrat e përfituesve të këtyre detyrimeve, duke i publikuar ato në faqen zyrtare të saj. Dikasteri i Financave u bën thirrje gjithashtu bizneseve, që ende nuk i kanë tërhequr këto detyrime të prapambetura, të kryejnë procedurat e nevojshme ligjore dhe në rast se përballen me probleme t’i raportojnë ato menjëherë për të marrë zgjidhjen përfundimtare.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb