Policia çeke parandaloi një atentat të mundshëm ndaj kancelares gjermane Angela Merkel, gjatë vizitës së saj zyrtare të mërkurën në Pragë. Policia njoftoi arrestimin e një personi, që dyshohet se tentoi të vriste Merkelin.

Mediat e huaja shkruajnë se atentatori u përpoq të çante me makinë eskortën e kancelares gjatë udhëtimit nga aeroporti në selinë e kryeministrit çek, por u arrit të ndalohej në kohë. Policia hapi zjarr ndaj automjetit të agresorit, i cili ndaloi dhe u vu në pranga.

Shefi i policisë çeke tha për mediat vendase se agresori kishte vepruar i vetëm. Në automjetin e tij u gjetën sende të forta dhe bomba gazi lotsjellës.

Gjithsesi autoritetet çeke sqaruan se jeta e kancelares gjermane nuk u vu për asnjë moment në rrezik. Merkel vizitoi të mërkurën Pragën, ku u takua me kryeministrin Bohuslav Sobotka, transmeton tvklan.

Gjatë takimit me homologun çek, shefja e Bundestagut u prit me protesta nga qytetarët, të cilët kundërshtuan politikën e dyerve të hapura për emigrantët.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: