Të gjithëve iu kujtohen skenat e tmerrit të sulmit në Paris në nëntor të vitit 2015 ku u shpresua që kurrë të mos përsëritej, por të shtunën një ngjarje e përafërt mund të kishte ndodhur nëse policia franceze nuk do të kishte zbuluar një paisje shpërthyese në stadiumin e Paris SG, “Parc des Prince”.

Policia franceze gjeti një eksploziv brenda stadiumit “Parc des Princes” të PSG të shtunën, që përbëhej nga katër cilindra gazi të mbuluar me benzinë dhe të lidhur me një detonator telefoni celular.

Pajisja u gjet në orët e para të mëngjesit të së shtunës, më pak se 12 orë para se 47.537 persona të ishin brenda në stadiumit për të parë PSG t’i japë një mësim Bordeaux duke e mundur 6-2.

Burime nga Franca për “daily mail” sqarojnë se për ngjarjen janë arrestuar 5 persona ku një prej tyre është ekstremist i njohur islamik.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb