Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, e cila mund të kishte përmasa tragjike.

Një 49-vjeçar ka qenë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, kur është ngjitur në trotuar dhe ka përplasur katër këmbësorë, të cilët kanë përfunduar në spital.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :

-A.L., 49 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasit u bë pasi në rrugën “Llazi Miho”, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.64 mg/l, ka humbur kontrollin e mjetit, dhe është ngjitur në trotuar duke aksidentuar këmbësorët : E.Y., L.Y., L.D., dhe M.SH., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të Qarkullimit Rrugor” dhe “Drejtim i mjetit në menyrë të parregullt”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: