Kryetarit të Bashkisë së Gramshit Klodian Taçe i kanë hakeruar faqen zyrtare të “Facebook”.

Ka qenë vetë kryebashkiaku që ka njoftuar hakerimin në një status në profilin e tij personal ku bën me dije se deri në momentin që do të rimarë kontrollin e faqes, të gjitha komunikimet zyrtare, do publikohen te profili i tij personal dhe te faqja e Bashkisë Gramsh.

“Përshëndetje të gjithëve!
Prej ditës së sotme, ‘Klodian Taçe-Faqja Zyrtare’ është vjedhur (hacked) nga persona anonim. Deri në momentin që do arrijmë të rimarrim kontrollin e faqes, të gjitha komunikimet zyrtare, do publikohen te profili im personal dhe te faqja e Bashkisë Gramsh. Për të evituar çdo keqkuptim ju lutem të shmangni komunikimet dhe mesazhet nga messenger-i i faqes ‘Klodian Taçe – Faqja Zyrtare'”, shkruan kryebashkiaku i Gramshit.

Klodian Tace Fb
Klodian Tace Fb

Ngjarja vjen pak ditë pas incidentit të ndodhur në uzinën e armëve në Gramsh, ku tentuan të hyjnë 2 shtetas rusë dhe 1 ukrainas, tashmë të arrestuar zyrtarisht me akuzën e spiunazhit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb