Delegacioni i BE-së në Beograd i ka bërë thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të bashkëpunojnë dhe të bëjnë gjithçka tyre për të avancuar në dialogun dhe të normalizojnë marrëdhëniet, me ndërmjetësimin e BE-së.

Në një deklaratë për mediat serbe, theksohet se delegacioni i BE ka bërë të qartë se thirrja vlen për të dy palët.

Gjithashtu më tej theksohet se Serbia dhe Kosova duhet të përmbahen dhe të shmangin çdo retorikë apo veprim që mund të çojë në tensione.

“Ne presim që të dyja palët të sillen me përgjegjësi dhe të kontribuojnë në një atmosferë të favorshme për normalizimin e marrëdhënieve të tyre”, thuhet në deklaratë, shkruan media serbe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: