TIRANE-Një shtetas është vënë në pranga për shkak se ka shmangur detyrimet doganore për mosdeklarimin e mallrave ‘Markë’ të pashoqëruar me dokumentacion.

Ne kuader te bashkpunimit midis Drejtorise se Antikontrabandes e Drejtorise se hetimit prane Drejtorise se Pergjithshme të Doganave dhe Sektorit Per krimin Ekonomik e Financiar te Drejtorive te Policive Vendore Tirane e Durres, u be ndalimi me iniciative i shtetasit Ilir Hima, 25 vjec nga Tirana.

Procedimi ndaj tij filloi pasi ky shtetas eshte konstatuar nga Hetimi doganor me nje shmangie detyrimi doganor ne shumen 856.595 leke, per mos deklarim te plote te sasise se mallit dhe tregtim te mallrave “Marke” te pashoqeruara me dokumentacion.

Ne cilesine e proves materjale u sekuestruan nje sasi e konsiderueshme si rripa 2046 cop, canta 3292 cop, portofola 1785 cop, kapele 123 cop dhe ora dore 35 cope te cilat dyshohen te jene “Marka te mbrojtura” (Luis Vuiton, Prada, Timberland, Calvin Clain, Lacoste, Rado, Channel, Adidas, Nike).
Materialet e para hetimore i kaluan prokurorise se rrethit gjyqersore Durres per vepren penale “Kontrabanda me mallra te tjere” dhe “Shkelja e te drejtave te pronesise industriale”.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: