Restaurimi dhe muzealizimi i Mësonjëtores së Parë shqipe në Korçë, që tani ka marrë emrin Muzeu i Arsimit, është pritur me reagime.
Ndriçimi modern, lyerja e parketit, heqja e bankave, tavolinat e reja te biblioteka dhe ndërrimi i vendit të instalacionit të ABC-së ka sjellë një varg kritikash.
Ish-drejtori Vladimir Toroveci thekson se “Shkronjat jepnin mesazhin historik”.

Niko Kotherja, pjesë e grupit të punës, argumenton ndryshimet duke u ndalë te risitë.

“Modernizimi ka vend te racionaliziuar. Muzeu ka video dhe audio te rralla”, shprehet Kotherja.

Pa u ndalur te muzealimi si i tillë, pasi nuk ka qenë detyrë e tij, Kotherja sa i takon heqjes së bankave, thotë se nuk ishin origjinale. Dhe se i vetmi objekt origjinal është marrë nga Korça më 1978 dhe nuk gjendet më.

“Objekti i fundit origjinal ishte karrigia e drejtorit. Nuk ishin origjinale, rindertuam një bankë”, shton ai.

Ish-drejtori Toroveci vëren se muzeu nuk ruan frymën.

“Konceptimi duhej ne baza tradicionale. Ç’kuptim ka muzeu me objekte te reja?”, tha ai.

Nga 7 marsi i vitit 1887, kur u hap mësonjëtorja deri sa u kthye ne muze, godina ka funksione te ndryshme, nga burg ne xhandarmëri e ambient i formacionit muzikor të Bandës së Lirisë, ndërsa është rrënuar nga tërmeti i vitit 1931.

Shndërrimi i Mësonjëtores së Parë Shqipe pas restaurimit ka ngjallur debat mes specialistëve. Ish-drejtori i saj argumenton se nuk është ruajtur fryma e kohës dhe se muzeu nuk ka kuptim me objekte te reja. Nga ana tjetër, një prej anëtarëve të grupit të punës, thotë se godina nuk kishte asnjë objekt origjinal.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb