Carlos Tevez është shndërruar në lojtarin më të paguar në botë pasi kompletoi largimin e tij nga skuadra e Boca Juniores tek Shanghai Shenhua, ku do të përfitojë 40 mln euro pagë neto në vit.

“The Sun” ka zbuluar një deklaratë të Tevezit në 2010-ën në kohën kur ishte te Manchester City. 32 vjeçari pati deklaruar se ishte mjaft i zhgënjyer nga futbolli, pasi aty të gjithë janë vënë pas parasë. Argjentinasi vetëm 6-të vite më pas duket sikur nuk ka asnjë lidhje me atë person.

Deklarata e Tevezit
“Jam lodhur nga futbolli, nga njerëzit që luajnë vetëm për para. Futbolli është kthyer vetëm në para, dhe kjo nuk më pëlqen aspak”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb