3-4 fileto pule
5 feta buke të ftohtë
3-4 lgj vaj ulliri
50 gr djath kaçkavall
½ filxhan miell
2 kokrra vezë
Kripë, piper i zi
5-6 patate
1-2 lgj gjalpë / vaj ulliri
Kripë, piper i zi, piper i kuq

Për sallatën e fshatit:
2-3 domate
1 kastravec
1 spec
1 qepë e kuqe
Djath të bardhë
1 tufë majdanoz
Vaj ulliri
Kripë, piper

Në një tavë ku kemi vendosur një letër kuzhine copëtojmë bukën, e spërkasim me kripë, piper dhe vaj ulliri dhe e vendosim në furrë për 15 minuta në 200 gradë Celsius.

Pas këtij minutazhi bukën e thekur e kalojmë në makinë grirëse duke shtuar dhe djathin parmixhano.

Vendosim në një pjatë thërrimet e përgatitura të bukës, në një pjatë tjetër rrahim vezët me pak ujë dhe në një tjetër pak miell.

Spërkasim filetot e pulës me kripë dhe piper dhe i kalojmë fillimisht në miell, më pas në vezë dhe në fund tek galeta që përgatitëm vetë. I vendosim filetot në tavë dhe i fusim në furrë në temperaturën 200 gradë për 20-25 minuta.

Ndërkohë përgatisim patatet. Në një enë me ujë të vluar me pak kripë vendosim patatet të ziejnë për 20 minuta. pasi të ziejnë i lemë të ftohen pak dhe i presim në feta, i spërkasim me kripë, piper të zi, piper të kuq dhe pak gjalpë. I trazojmë dhe më pas i rrjeshtojmë fetat e patateve në një tavë ku kemi vendosur letër kuzhine. I vendosim patatet në furrë të piqen në temperaturën 200 gradë për 20-25 minuta.

Ndërkohë përgatisim sallatën e fshatit të cilën e servirim me shnicelin e pulës me patatet e furrës.

Shënim: Nga patatet e zjera mund të mbajmë një patate me një anë dhe ta bëjmë pure duke e trazuar më pas me 1-2 thelpinj hudhër të grirë imët, vaj ulllri dhe uthull. E trazojmë në blender derisa të bëhet një salcë kremoze dhe e përdorim në servirje.

FRUTA TE FRESKETA NE GOTE

4 kivi
4 portokalle
1 gotë lëng limoni
4 lugë sheqer
1 gotë liker

Lajmë mirë frutat dhe i presim në fetëza të rrumbullakëta. I vendosim frutat në një tas qelqi ku shtojmë lëngun e limonit, sheqerin dhe likerin.

E vendosim enën e qelqit të mbuluar në frigorifer për të paktën 20 minuta dhe më pas e servirim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb