India tronditet sërish. Në New Dehli një vajzë 3 vjeçare është përdhunuar në shtëpinë e saj dhe tani është shtruar në spital, në një repart të rezervuar.

Autori i abuzimit të tmerrshëm është administrator i ndërtesës ku vogëlushja banonte.
Burri është arrestuar nga policia. Sipas të dhënave të fundit të qeverisë, 52% e fëmijëve indian abuzohen seksualisht.

Në 2016 janë regjistruar 19.765 përdhunime tek minorenët, çdo 155 minuta një fëmijë nën gjashtëmbëdhjetë vjeç pëson dhunë seksuale dhe çdo 13 orë një nën dhjete vjeç.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb