Vijojnë kontrollet nga Policia Rrugore në Gjirokastër, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndërgjegjësimin e përdoruesve të rrugës, për zbatimin me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjatë një jave, si rezultat i shtimit të kontrolleve në kuadër të masave të shtuara për sezonin turistik, falë edhe bashkëpunimit me qytetarët, të cilët kanë denoncuar në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, janë proceduar penalisht 2 shtetas, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Burime zyrtare bënë me dije se është pezulluar 1 leje drejtimi, për drejtim automjeti nën ndikimin e alkoolit dhe janë vendosur 340 masa administrative.

“Janë vendosur 340 masa administrative, konkretisht:

• 201 masa për parakalime të gabuara;
• 42 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
• 1 masë për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit;
• 52 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore, si dhe
• 44 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor, të cilat janë burim aksidenti.

Kontrollet do të vazhdojnë çdo ditë, me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës.

Policia Rrugore e Gjirokastrës falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë.??♀?♂”, thuhet në njoftimin e policisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb