SHBA –
Një 92-vjeçar përplasi të paktën 10 makina, ndërsa po përpiqej të nxirrte nga parkingu automjetin e tij. Sipas “Mirror”, i moshuari e humbi kontrollin e mjetit dhe përplasi të gjitha makinat që i dolën përpara. Ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë në parkingun e një qendre tregtare në Wisconsin. Videoja është kthyer në hit në internet, ku shumica e njerëzve kanë theksuar nevojën e vendosjes së kufizimeve, në mënyrë që të moshuarit të mos lejohen të drejtojnë makinën.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: