Një aksident masiv është shënuar në Turqi. Shoferi i një kamionçine nuk kishte vendosur frenin e dorës, e kësisoj është përplasur me 15 automjete të tjera të parkuara në anë të rrugës.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Cumhuriyet të Stambollit. Shoferi, i cili kishte për të shkarkuar mallin në vendin e punës, parkoi kamionin dhe doli nga automjeti.

Por kamioni, të cilit shoferi kishte harruar të vinte frenën e dorës, nisi të lëvizte në një moment. Me të kuptuar se kamioni ishte në lëvizje, drejtuesi dhe qytetarët përreth kanë tentuar të ndalojnë mjetin duke vrapuar pas tij.

Sakaq, policia turke tashmë ka nis hetimet dhe ka marr në pyetje shoferin e kamionit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb