Një aksident është raportuar në Peshkopi. Shtetasi F.S., duke drejtuar automjetin tip ‘BMW’, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke përfunduar në ambientin e jashtëm të Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër. Për pasojë janë shkaktuar dëme materiale.

Gjithashtu është aksidentuar një punonjës i shërbimit të sigurisë private, G.D, që ishte në shërbim pranë Gjykatës, fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Uniformat blu bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit pas marrjes së ndihmës mjekësore do të shoqërohet në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Njoftimi: Në qytetin e Peshkopisë, shtetasi F.S., duke drejtuar automjetin tip ‘BMW’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka hyrë në ambientin e jashtëm të Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër duke shkaktuar dëme materiale.

Gjithashtu ka aksidentuar jashtë rrezikut për jetën shtetasin G.D, punonjës i shërbimit të sigurisë private që ishte në shërbim pranë Gjykatës.

Drejtuesi i mjetit pas marrjes së ndihmës mjekësore do të shoqërohet në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: