Një automjet i tonazhit të rëndë ka humbur drejtimin e mjetit dhe për pasojë është përfshirë në një aksident të frikshëm. Aksidenti ka ndodhur në aksin e rrugës kombëtare Librazhd-Elbasan në vendin e quajtur “Kthesat e Murrashit”.

Burime jo zyrtare për BalkanWeb bënë me dije se nuk ka persona të dëmtuar,ndërsa qarkullimi është paralizuar prej një kohe te gjate.

Raportohet se bllokimi ka krijuar një radhë të gjatë makinash në pritje, që shkon deri në 4 kilometra.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb