TIRANE- Një qytetar nga Kavaja ka arritur të korruptojë policin dhe ka shpëtuar pa u gjobitur edhe pse nuk e kishte siguracionin e rregullt.

I ndaluar nga policia, ai nuk ka parë zgjidhje tjetër, veçse të “qerasë” policin me 2 dhjetë mijë lekëshe (mund të jenë dhe më shumë, por kaq duken në videon e postuar nga Jeta Osh Qejf), të cilat shoferi i ka futur në mes të dokumenteve.

Teksa i dorëzon dokumentet, polici i drejtohet me fjalët: “Ik prit te makina ti se i rregulloj unë”, dhe shoferi ashtu bën. Pas pak minutash polici afrohet tek makina dhe i dorëzon shoferit dokumentet, pasi e “fal” atë.

Edhe pse masa për mungesën e siguracionit shkon deri në sekuestrim të makinës, polici mjaftohet vetëm me një këshillim. Ai i thotë se duhet të bëjë siguracion të rregullt, pra shqiptar dhe më pas i dorëzon dokumentet dhe e lejon të largohet.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb