ATHINË

Gazeta greke “Protothema” shkruan se një shqiptar, që punonte si shofer autobusi u arrestua nga autoritetet greke, pasi u kap me 98 kilogramë hashash. 34-vjeçarit me origjinë nga Shqipëria iu konfiskuan edhe 955 euro.

Shoferi punonte për autobusët e një linje brenda Athinës. Droga u kap në bagazh. Lënda narkotike ishte vendosur nëpër çanta.

Droga2
Droga2

Droga ishte ndarë në 16 tufa, ndërsa kur u peshua, rezultoi se peshonte 97 kilogram e 750 gram.

I riu shqiptar u arrestua dhe u dërgua në paraburgim. Me çështjen po merret tashmë Prokuroria, e cila ka nisur hetimet e hollësishme.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb