Debat mes një polici dhe një shoferi në Tiranë për dritat e makinës. Ndërsa shoferi pretendon se i ka pasur ato të ndezura, polici rrugor është akoma më i bindur se dritat kanë qenë të fikura, dhe ndërsa debaton me shoferin plotëson edhe fletën e gjobës.

Në video shoferi madje edhe i lutet policit, por ky i fundit ia kthen se “nuk është me be”, kjo punë dhe i thotë të ankohet nëse ka ndonjë vërejtje.

Ndërsa shoferi pretendonte që dielli nuk e ka ndaluar policin të shohë dritat e ndezura, ky i fundit ishte i bindur që shoferi duhej të gjobitej, se dritat ishin të fikura. Kush mund të ketë pasur të drejtë?

DABATI I PLOTË

Shoferi: Kjo ndalesë ishte për?

Polici: Ta tregova mor burrë

Shoferi: Ma përsërit edhe njëherë po nuk përtove

Polici: Po s’ka asnjë lloj problemi, po pse duhet me ta përsërit 100 herë

Shoferi: Për çfarë më ndalove?

Polici: Për dritat…

Shoferi: Unë po të them i kisha të ndezura

Polici:
Unë po të them që nuk i kishe të ndezura. Do marrësh masë administrative gjobë për mos përdorim të sistemit pamor të dritave dhe do vazhdosh rrugën, s’ka asnjë problem

Shoferi: Unë po të them i kisha të ndezura, të betohem i kisha të ndezura

Polici: Nuk e kemi me be këtu, e kemi pa be

Shoferi: Jam me rrip, jam i rregullt, mos ma vër gjobën kot. Po të betohem se po ma vë gjobën kot.

Pasagjeri: Ishin të ndezura dritat, nuk i shef t’i se ka diell…

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb