TEPELENE- Një aksident me pasojë palgosjen e disa personave ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në aksin Girokastër-Tepelenë.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se në aksident është përfshirë një furgon që transportonte disa turistë nga ishujt Karaibe. Si pasojë e përgjumjes së shoferit, furgoni ka dalë nga rruga dhe është përplasur me shkëmbin e sipërm të rrugës.

Nga përplasja janë dëmtuar 3 gra, një burrë dhe një vajzë, të gjithë jashtë rrezikut për jetën. Turistëve iu është dhënë ndihma e nevojshme dhe po mbahen nën mbikëqytjen e mjekëve në spital.

Burime nga policia e Tepelenës bëjnë me dije se kanë mundur të arrestojnë shoferin Arben Lame 46 vjeç, nga Fieri. Në momentin e aksidentit këtë të fundit e ka zënë gjumi.

“Nga Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Arben Lame, 46 vjeç, banues në Fier, pasi: Duke drejtuar mjetin autobuz tip “Benz”, me targa AA 520 NA , në hyrje të qytetit Tepelenë ka humbur kontrollin e mjetit, ka dalë nga rruga duke u përplasur me shkëmbin e sipërm të rrugës, për pasojë kanë marrë dëmtime të lehta 6 shtetas te huaj (Turiste)”,- thuhet në deklaratën e policisë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb