Detaje të reja dalin në dritë nga aksidenti në Yzberisht, ku humbi jetën Fatmir Avdillri, i njohur si Xubi. Gazetarja Dorjana Bezat ka siguruar për BalkanWeb detaje nga aksidenti i rëndë.

Policia ka arrestuar 39-vjeçaren Ankela Mulleti pasi duke drejtuar mjetin e saj ‘Toyota Yearis’ në bulevardin ‘Migjeni’ në Yzberish nga korsia e mesit bëri manovër të gabuar dhe u kthye majtas, duke i prerë kështu rrugën motorrit Suzuki me të cilin udhëtonte Avdillri.

Më pas motorri u përplas me një mjet tip ‘Benz’ të parkuar, ndërsa trupi i Avdillarit u përplas mbi xhamin e parë të një makine ‘Opel’. Dëmtime ka pësuar edhe shkaktarja e këtij aksidenti, e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: