Këngëtarja Dafina Zeqiri është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetin social Twitter. Shpesh herë ajo tregohet e hapur me ndjekësit, duke ndarë me ta shqetësime të ndryshme në këtë rrjet social.

Së fundmi, ajo përmes një statusi në Twitter shkroi me shqetësim lidhur me drejtimin që ka marrë së fundmi industria muzikore në Kosovë.

“Unë shoh një pandemi ‘tallava’ që po ndodh në industrinë tonë muzikore… kaq servilizëm”, shkroi Zeqiri në Twitter.

E u duk se lidhur me këtë deklaratë, ajo mori reagime të shumta nga ndjekësit e saj në këtë platformë.

Ajo më pas sqaroi se bëhet fjalë për interpretime ‘live’, ku dihet që shumë nga estrada çalojnë në këtë drejtim.

“Ps. Po flisja për performancat live (i këndoj vetëm këngët e mia dhe të miat)”, shkroi këngëtarja e hitit “Dashni”.

Ajo nuk ka dhe emër se për kë mund të ketë qenë fjala, por fansat kanë shprehur dyshimet se mund të bëhet fjalë për disa prej kolegëve të saj, të cilët kanë dështuar të sjellin hite këtë verë si dhe kanë qenë të dobët në paraqitjet e tyre ‘live’.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: