Namik Dokle, shkrimtar, ish-kryetar i Parlamentit dhe një nga figurat kryesore te PS për shume vite, feston sot ditëlindjen.

Bashkëpunëtori i tij i ngushtë prej 35 vitesh, Luan Rama ka zgjedhur ta urojë atë publikisht. Rama shkruan në një postim në Facebook se sa herë i është dhënë mundësia të shërbejë ka lënë gjurmë që do të mbeten shenja perkushtimi e ndershmërie.

“Unë e kam për nder që në 35 vjet që prej kur të kam njohur e tëhu, edhe pse të kam patur shef, por edhe koleg, kryerdaktor por edhe kryetar të grupit të deputetëve të Partisë Socialiste, në ty kam gjetur gjithnjë Namikun shok e mik të mirë, një prej atyre që njeriu nuk gjen shumë në jetë!”- shkruan ai.

 

Në datën e lindjes:

NJË URIM ZEMRE

PËR NAMIK DOKLEN …

Sot në datën e lindjes, ndryshe prej herëve të tjera më parë, urimin po ta bëj publikisht i dashur Namik. Sepse datëlindja e një miku nuk është gëzim vetëm për të, por është gëzim edhe për të tjerët; për miqtë, për shokët, për të njohurit e tij, se për familjen e të afërmit e dashur po e po.

Ndaj, në datën e lindjes të uroj me zemër:

GËZUAR!

Gëzuar dhe jetofsh gjatë, me shëndet të mirë dhe i lumtur!

Fisnik në gjithë sa ke bërë kudo ku të është dhënë mundësia të shërbesh, ia ke dalë të shënjosh gjurmë që do të mbeten shenja perkushtimi e ndershmërie.

Unë e kam për nder që në 35 vjet që prej kur të kam njohur e tëhu, edhe pse të kam patur shef, por edhe koleg, kryerdaktor por edhe kryetar të grupit të deputetëve të Partisë Socialiste, në ty kam gjetur gjithnjë Namikun shok e mik të mirë, një prej atyre që njeriu nuk gjen shumë në jetë!

Gëzuar dhe gëzofsh mot pas moti një shekull me datëlindje!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb