Nxënësja ekselente Eugersa, për shkak të sëmundjes u detyrua të ndërpresë shkollën teksa ndodhet në vitin e tretë. Shoqet dhe shokët e klasës tregojnë se ajo është një vajzë e mrekullueshme, gjithmonë e para në mësime madje edhe senator e klasës. Shokët e klasës thonë se u mungon shumë.

“Eugersa doli në tabelë dhe tha shkumësi është shumë i rënë, stilolapsin nuk e mbante dot në dorë, i dukej i rënde”

“Kthejmë kokën tek banka e saj dhe na duket sikur është atje”

Ato tregojnë se u mungon shume dhe u bëjnë thirrje shqiptareve qe te kontribuojnë.

Ata vete kanë mbledhur para nëpër shkollat e Mamurrasit por një shumë simbolike.

“Kemi dalë nëpër shkollat e Mamurrasit dhe nëpër bizneset e zonës për të mbledhur kontribute. Nëse dikush ka mirësi njerëzore do ti luteshim të bënin diçka për të. Ju lutem na i sillni Eugersën sërish në klasë”

“I shkruajta Elvisit pa shpresë, por kur pashë se ai kishte kthyer përgjigje u gëzuam shumë, është drita në fund të tunelit” thonë shokët dhe shoqet e klasës së Eugersës.

https://www.youtube.com/watch?v=j2q0iwyPnMg

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: