Elio është nxënës i shkollës “Hilary Clinton” në Kamëz. Kamera e emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” ishte tek klasa e Elios. Shokët dhe shoqet e klasës po ndiqnin orën e matematikës.

Mësuesja e matematikës thotë se është lënda e parapëlqyer e Elios dhe i thotë: “Jo me kot sot po e nisim me matematiken pasi nxënësi që e kishte aq shume qejf këtë lende sot nuk është ne klase me ne. Elio po kurohet dhe ne shpresojmë qe do te na bashkohet shumë shpejt. Nuk bisedova me nxënësit e tjerë sepse e dija që nuk do ndiheshin mirë sepse e kisha të vështirë. Një dite në orën e matematikës, një nga nxënësit të cilin Elio e ndihmonte më shumë tha: mësuese ku është Elio? Aq u desh që unë të shpërtheja në lot. Më pyesin a do kthehet Elio, lulet e 7 marsit këtë vit do jenë për Elion jo për mësuesen. Nxënësve ju mungon shumë Elio”. Edhe drejtori i shkollës tregon që Elio është një nxënës shumë i mirë dhe shpreson që shqiptarët të bëhen bashke për ta ndihmuar. “Është më i miri i klasës, jemi të shqetësuar për shëndetin e tij, fëmijët e tjerë janë të ngarkuar emocionalisht. Ne menduam se Elio do të kthehej sot me ju, kemi mbledhur një shumë simbolike për ta ndihmuar disi familjen. Duam që ai t’i kthehet klasës, t’i kthehet shokëve dhe jetës”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Shokët e klasës shpërthejnë në lot kur kujtojnë Elion dhe na thonë që u mungon shumë. “Ne luanim, bënim mësimin. Dua që të shërohet shumë shpejt dhe ai do kthehet” thotë një shok i klasës. “Na mungon shumë buzëqeshja e tij, dua që ai mos të ndahet nga ne” thotë një tjetër “Elio është shumë sëmurë, ju lutem ndihmojeni” thotë një shoqe e klasës.

Kur kishin mësuar se stafi i emisionit do të shkonte në klasën e tyre ata kishin zbukuruar klasën, kishin shkruajtur letra për Elion dhe në dërrasën e zezë ne lexuam :të duam shumë Elio! Shokët menduan se bashkë me stafin do të ishte dhe shoku i tyre. Ne shpresojmë dhe urojmë që Elio do të rikthehet sa më shpejt pranë tyre!
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb