Edhe në një ditë të zakonshme pune, pa shumë shpenzime gjendet mundësia për ta bërë të ndihet mirë një njeri. Kështu ka ndodhur sot në Pukë, me punonjësit e shërbimeve në bashkinë e Pukës, teksa kreu i drejtorisë kishte vendosur të surprizonte njërin nga punonjësit e kësaj ndërmarrje.

Armir Hoxha manovratori i njohur nga çdo pukjan sot kishte ditëlindjen, por megjithatë, atij që herët në mëngjes iu kërkua të ndizte mjetin dhe të shkonte pranë stadiumit të qytetit ku duhet të hapte kanalin për linjën e re.

Por kur Miri, siç e thërrasin të gjithë pukjanët ka shkuar në derën e stadiumit është befasuar nga kolegët që i uruan ditëlindjen me një sfond të veçantë me tullumbace e pankarta, megjithëse mes baltës. Jo pak është emocionuar Armiri teksa ka parë ‘rrengun’ e miqve.

Armir Hoxha është një nga heronjtë të heshtur mes punonjësve në Pukë, pasi në qindra raste ka nxjerrë nga izolimi që shkakton bora në këtë zonë. “Ai iu është gjendur dhjetëra personave në vështirësi, teksa mirësia që e karakterizon ka bërë që shpesh të rrezikojë dhe jetën e tij”, tregojnë kolegët.

A Hoxha
A Hoxha

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb