Luis Enrique është konfrontuar fizikisht me njërin prej lojtarëve të Barcelonës. Lajmi vjen nga mediat spanjolle, me ngjarjen shokuese që ka ndodhur pas përfundimit të pjesës së parë në ndeshjen kundër Betisit.

Trajneri katalunas, i pakënaqur me angazhimin e futbollistëve të tij, ka përdorur një gjuhë shumë të ashpër me ta, ndërsa njëri prej lojtarëve iu është përgjigjur në të njëjtën mënyrë, me konfrontimin fizik që është parandaluar nga kapiteni Andres Iniesta, përcjell tg. Emri i lojtarit që e ka kundërshtuar Enriquen nuk është publikuar ende.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: