Shkrime raciste kundër Kilian Mbape janë shafqur në metronë e Parisit, disa prej vagonave të trenave dhe mure në rrugët e kryeqytetit francez. “Mbape zezak, bir ….”, lexohet në disa prej këtyre shkrimeve që kanë vënë në lëvizje autoritetet policore, ndërsa kanë indinjuar të gjithë opinionin puklik në vend. “Ky është një sulm kundë diversitetit dhe imazhit të vendit, jo vetëm kunmdër Mbape, por kundër gjithë Francës”, shprehen autoritetet që kanë nisur një hetim, teksa kanë marrë në dorëzim videot nga shoqëria e transportit të Parisit për të identifikuar fajtorët.

5c69e5034a7bf.image
5c69e5034a7bf.image

Ndërkohë, kundër këtij akti racist dhe vandal kanë reaguar të gjitha institucionet franceze. “Mbape është një shembull i racave të përziera, për të cilat ne në Francë jemi krenarë. Kur sulmohet një njeri për shkak të ngjyrës së lëkurës, ky është një sulm ndaj Republikës”, lexohet në reagimin e Ligës Ndërkombëtare kundër Racizmit në Francë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: