*Irakiani: E di që ishte gabim, por ksiha 4 muaj pa bërë seks
*Djali i shtruar në spital nga plagët e mëdha

VJENË-Një djalosh austriak 10 vjecar është bërë pre e sulmit seksual më të fundit me autor një emigrant nga vendet e Lindjes së Mesme. 10-vjecari u përdhunua në një pishinë ku shkonte për stërvitje, ndërsa si autor është arrestuar një irakian, që punonte si shofer taksie.

Roja e sigurisë së qendrës së pishinave e gjeti djalin në gjendje të rëndë shëndetësore ndaj lajmëroi një ambulancë që e dërgoi menjëherë në spital. Irakiani u mundua të arratisej nga vendi i ngjarjes por policia e kapi brenda zonës së pishinave. Gjatë marrjes në pyetje, emigranti u përgjigj se e dinte që po bënte gabim që përdhunoi por ndodhej në një “emergjencë seksuale”. Ai i tha policisë së kishte 4 muaj pa bërë seks.

Madje emigranti u përpoq të shpjegohej duke thënë se nuk e kishte për qëllim të trembte djalin dhe bëri habi sesi seksi me të mitur qenka i ndaluar. “Kisha përshtypjen se një akt i tillë lejohej në cdo vend të botës”, u shpreh emigranti që ka hyrë në Ballkan për herë të parë në 5 Shtator të vitit 2015.
“Nuk kam qenë ndonjëherë kaq rëndë sepse në Irak kisha një grua dhe një vajzë.

Ngjarja ndodhi në 2 Dhjetor, por policia austriake e mbajti të fsheur përdhunimin që ndodhi në qendrën e pishinave Resienbad, me qëllim të mbronte viktimën.

Por pas bërjes publike të ngjarjes, rrjetet sociale janë ‘çmendur” në deklarata duke i kërkuar shtetit të tregojë zero tolerancë ndaj emigrantëve.

Mediat austriake janë duke i dhënë zë dhe një ngjarje tjetër të rëndë, por brenda radhëve të sirianëve. Ato po ndjekin kohët e fundit cështjen e përdhunimit sistematik që i bëhej një 13-vjecareje nga një 26-vjecar, të cilin ia kishin dhënë prindërit për burrë kur jetonin në Siri.
26-vjecari nuk e ka pranuar krimin dhe është shprehur se ka të drejtë të ketë marrëdhënie seksuale me gruan që ka në krah, në këtë rast 13-vjecaren.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: