SHBA

Një ndër balerinët më të njohur që ka punuar me Michael Jackson ka bërë një deklaratë shokuese në lidhje me yllin e muzikës, pop. Wade Robson akuzon këngëtarin, i cili ndërroi jetë në vitin 2008 se ka abuzuar me të kur ai ishte vetëm 7 vjeç shkruan The Sun.

Një raport i policisë së Los Angelesit kohë më parë konfirmoi se janë gjetur video pornografike në shtëpinë e quajtur “Neverland” të mbretit te popit, Michael Jackson, të cilat besohet se i ka përdorur për t’i joshur djemtë e rinj. Shtëpia e Jacksonit u kontrollua nga 70 anëtarë të zyrës policore së Barbara Countyt ne vitin 2003, pas akuzave për abuzim seksual ndaj fëmijëve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Dhe në lidhje me këtë së shpejti pritet të dalë dokumentari i titulluar “Leaving Neverland”. Po në këtë doklumentar do të rrëfehet dhe balerini australian Wade Robson i cili thotë se Michael Jackson e ka përdhunur.

‘Jam abuzuar seksualisht nga Michael Jackson që në moshën 7- vjeçare’ , ka thënë balerini australian Ëade Robson, në dokumentarin “Leaving Neverland”, që do të transmetohet së shpejti. Ndërkohë, familja e këngëtarit e ka quajtur balerinin si një artist mashtrues.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb