E ëma e 10-vjeçares së abuzuar seksualisht në Kuçovë ka bërë një deklaratë shokuese, në një rrëfim ekskluziv për emisionin “Me Zemër të Hapur”, në News24. Nëna e të miturës u shpreh se 57-vjeçari Ajet Dume ka abuzuar edhe me të për dhjetë vite me radhë, me forcë dhe kërcënime.

Ajo u shpreh se nuk e ka denoncuar dot 57-vjeçarin, pasi ai mbante gjithmonë në dorë armë, duke e kërcënuar. Por sipas saj, i ka dhembur në shpirt abuzimi që ai ka bërë me vajzën e saj të mitur 10-vjeçare, ndaj dhe ka vendosur ta denoncojë.

“Ka kërkuar dhe kërkon të abuzojë edhe me mua. Po, ka abuzuar edhe me mua. Ai më bënte presion me sëpatë, thikë, nuk e denoncoja dot. Ai më ka abuzuar me forcë, unë nuk kam dashur. Bashkëshorti rrinte te motra e tij, se kishte frikë mos e rrihte. Po bën 10 vite që ai abuzon me mua rregullisht. Denoncimin e bëra më shumë për vajzën, se është e vogël dhe nuk di. Më dhemb shpirti për vajzën, ndaj shkova në polici. Unë shkova te shtëpia e tij me mirëbesim, nuk ma merrte mendja. Me mua ka abuzuar në çdo moment, ndërsa me vajzën abuzonte vetëm kur ishte i pirë. Ai na bënte presion dhe nuk kisha çfarë të bëja. Po të merrja policinë, ai do na vriste, sepse e kishte armën në dorë. Abuzimin tim ja kam treguar vetëm burrit, sepse nëna më ka vdekur. Edhe burrit i bënte presion, e pranoi nga frika”, është shprehur e ëma e të miturës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb