TIRANE-Ai u kritikua shumë për flamurin e deformuar që paraqiti javën e kaluar tek spektakli, duke e detyruar Nard Ndokën që ta vishte bluzën më shqiponjën që të gjithë e quajtën me motive “naziste”.
Ndërsa sot Robert Aliaj ka vendosur që t’ju përgjigjet të gjithë kritikuesve me një paraqitje ndryshe. Ai ka hequr syzet dhe ka vendosur një maskë, që ia tregon fytyrën të deformuar.
“Këta të duan me maskë, nuk të duan siç je”, ka thënë me ironi Roberti duke thënë se njerëzit mund t’i marrin çdo gjë, por jo shpirtin e tij të lirë.
Prezantuesja, Alketa i ka kërkuar të ndryshojë sjellje, pasi këtë spektakël e ndjekin edhe fëmijët, por mesa duket Robert Aliaj ka vendosur që sot të dhurojë një “shfaqje të frikshme” me paraqitjen e tij.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: