IZRAEL

Një zyrtar izraelit që nuk ka dashur të identifikohet, deklaroi se bota duhet që të falënderojë Izraelin, për vrasjen e shkencëtarit bërthamor iranian, Mohsen Fahrizadeh.

Edhe pse ka dyshime se shteti izraelit mund të qëndrojë pas vrajës së Fahrizedeh, vendi nuk ka marrë përgjegjësi për krimin. Zyrtari nga Izraeli tha për mediat më të rëndësishme botërore se armët bërthamore të Izraelit janë një problem jo vetëm për rajonin, por për mbarë botën.

Zyrtari, i cili, sipas një raporti të një gazete, ka qenë i përfshirë në monitorimin e Fahrizadeh për vite me radhë, tha se Irani do të vazhdojë që të kundërshtojë në mënyrë permanente programin bërthamor iranian, që është, sipas tij, kërcënim për të gjithë rruzullin.

Bruck Rydell, një studiues në Institutin Brookings dhe një ish zyrtar i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane (CIA), i tha të njëjtës gazetë se Izraeli tregon një nivel të jashtëzakonshëm të aftësisë për të sulmuar njerëz të rëndësishëm në territorin e armikut.

Ai beson se Izraeli ka përdorur lidhje të ngushta me fqinjët e Iranit, siç është Azerbajxhani, për të monitoruar dhe rekrutuar operativë.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb