Vazhdon të rritet numri i futbollistëve të prekur nga Coronavirus në Serie A. I fundit është Gianluca Mancini, mbrojtësi i Romës dhe kombëtares së Italisë. Ai ka konfirmuar pozitivitetin e tij me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke theksuar se “gjëndja e tij është e mirë dhe se ndodhet në karantinë”.

Mancini 2 E1575679883941 1280x720
Mancini 2 E1575679883941 1280×720

Mancini nuk ishte I pranishëm në ndeshjen që Roma luajti kundër Young Boys në Ligën e Europës për shkak të pezullimit. Gjithsesi, kjo nuk e zbeh alarmin te skuadra romane, që do t’i nënshtrohet testit me tamponë. Po ashtu, shtimi i numrit të lojtarëve pozitivë mban në ankth futbollin italian, ndërsa vazhdojnë të forcohen zërat për një plan B në mënyrë që të mbyllet sezoni i saponisur.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb