KINE- Në internet qarkullon një video shokuese ku një burrë në Kinë inkurajon rrahjen e të birit.

Policët kinezë kanë nisur hetime për videon, ku trevjeçari Mao Mao, i ulur në stol druri, qëllohet në fytyrë nga moshatari i tij. Yang Yang.

Në vend se të ndalojë zënkën, i ati i djalit, Zheng Mao vazhdon të qeshë dhe e inkurajon djaloshin që i godet me shuplaka të birin.

People’s Daily Online raporton se Zheng donte të “ndërtonte karakterin” e të birit, duke qenë se ai ishte tepër i urtë.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: