Një burrë në Oklahoma u arrestua pasi dy fëmijët e tij të vegjël ndërruan jetë, kur u mbyllën brenda rimorkios së tij për pesë orë me një temperaturë prej 32 shkallë Celsius, ndërsa ai mori një sy gjumë jashtë.

Sipas mediave të huaja, Dustin Lee Dennis, 31 vjeç, përballet tani me dy akuza për vrasje të shkallës së dytë, pasi fëmijët e tij Teagan, 4 vjeç dhe Ryan 3 vjeçar, u gjetën të vdekur.

Policia sqaron se Dennis udhëtoi drejt një dyqani me automjet më pas u kthye në shtëpi, dhe mori një sy gjumë për katër dhe pesë orë. Pasi u zgjua nga gjumi, ai kishte harruar se ku i kishte lënë fëmijët, sipas Fox 23.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb