FILIPINE – Në një qytet në Filipine, është gjetur një i porsalindur në qese të zezë plehrash. Përpos kordonit të kërthizës, fëmija ka pasur të lidhur edhe placentën, gjë e ka mbajtur ende në jetë. Në videon e regjistruar shihet një grua që vë doreza dhe e merr ngadalë fëmijën nga qesja. Fëmija qëndron i qetë, teksa ajo e vë në një pëlhurë, ndërsa kujdeset të vendos anash edhe pjesën tjetër, që i del nga kërthiza. Nuk dihet për sa kohë ka qëndruar në atë vend, apo kush janë prindërit e fëmijës i cili është dërguar në spital për të bërë analizat.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb