ANGLI

Një  incident i vogël i ka ndodhur një roje në një qytet të qarkut Essex, në Angli. Ai ishte udhëzuar nga pronari i restorantit për të kontrolluar gjatë kohës së mbylljes. Ka qenë gjatë momentit të kontrollit që ai ka hasur në një skenë të çuditshme. Teksa hyri në një dhomë dëgjoi zhurma që vinin nga kuzhina. Kur hyri brenda u befasua që  nuk gjeti hajdutë, por një grup aktorësh pornografikë.

Sipër sobave ishin dy aktorë që po xhironin një skenë seksi, të rrethuar nga njerëz të tjerë që po filmonin skenën në vend. Për Daily Mirror, vajza e pronarit tha se kishte dhënë me qera hapësirën për disa prodhues të filmit, por që  “nuk e kishte idenë se ishte një film për të rriturit”.

Ndoshta restoranti ishte zgjedhur për veçantinë e tij. “Qelizat”, ky është emri, u hap në vitin 2015 me një investim prej 100 mijë sterlina për të përshtatur dhomën, e cila në të kaluarën kishte qenë një gjykatë, me shumë ‘qeli’ në fakt.

“Ata na thanë se e donin vendin në dispozicion vetëm për një ditë, dhe babai im dërgoi një nga punonjësit e tij për të hapur dyert, gjë që sigurisht që është e turpshme, është e neveritshme të mendosh se ka ndodhur atje”, u shpreh ajo.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb