Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin, kur një punonjës i shtëpisë së të moshuarve tenton të mbysë një pacient.

Noleen Hausler kishte vendosur të instalojë kamera në dhomën e babait të tij Clarence, në shtëpinë e pleqve në Kingswood të Shteteve të Bashkuara, për të hequr dyshimet se pjesët e mavijosura të trupit të tij nuk janë bërë nga rrëzimi aksidental.

Në video mund të shihet punëtori 29-vjeç duke e shtyrë me forcë lugën në fytin e 89-vjeçarit, i cili në ato momente ishte duke fjetur.

Por është interesant fakti, se si përveçse e shtyn me forcë lugën në fytin e të moshuarit, ai tenton t’ia mbyll hundën dhe gojën në mënyrë që të mos mund të marrë frymë.

Sipas raportit të policisë, është konstatuar se kjo nuk kishte qenë hera e parë që nëpunësi Corey Lyle Lucas kishte keqtrajtuar të moshuarin. Në nëntor të vitit 2015, ai është zënë duke e detyruar me forcë të hante ushqimin.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: