Një djalë 12-vjeçar u përdhunua dhe u mbyt nga një pedofil, ndërsa para krimit të tmerrshëm iu ofruan ëmbëlsira dhe u josh në një ndërtesë të braktisur në Ukrainë.

Djaloshi Rodion Volkov, raportohej se po kthehej në shtëpi nga stërvitja e futbollit, kur një burrë iu afrua dhe filloi një bisedë në qytetin e Dnipro, në pjesën qendrore të vendit.

Duke fituar besimin e djalit, i huaji e çoi atë në një dyqan ushqimesh aty pranë dhe i bleu atij një paketë ëmbëlsirash.Imazhet e kamerave të sigurisë tregojnë djalin që qëndron pranë burrit, 59 vjeç, në një dyqan. Një fotografi tjetër i tregon ata më pas duke ecur bashkë. Pasi dolën nga dyqani, burri dyshohet se e ftoi Rodionin për një takim në një ndërtesë të braktisur në një park lokal. Kur hynë në ndërtesë, burri e përdhunoi, më pas e vrau dhe kreu marrëdhënie seksuale me trupin, thanë hetuesit.

Zëdhënësi i policisë Ludmyla Kopylenko tha për mediat lokale: ‘Kur oficerët hynë në ndërtesën e braktisur, panë një burrë të shtrirë në dyshek të mbuluar me një grumbull rrobash.

‘Burri, fytyra e të cilit ishte e lyer me gjak, u ngrit shpejt në këmbë duke ngritur pantallonat dhe duke u sjellë me nervozizëm.

“Oficerët hoqën rrobat dhe gjetën trupin e zhveshur të djalit.” 59-vjeçari u arrestua dhe rrëfeu plotësisht krimin duke thënë se dhunoi djalin para se ta godiste dhe të kryente marrëdhënie seksuale me trupin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb