Një studim i fundit ka treguar se një nga profesionet të cilat ka dhe numrin më të lartë të divorceve është ai i mjekut.

I ftuar në emisionin Goodmorning Albania, neurokirurgu shqiptar në Spanjë Kita Sallabanda, konfirmoi këtë studim duke thënë se 80% e kolegëve të tij në spitalin ku punon në Spanjë janë divorcuar. Madje ai solli si shembull dhe rastin e një kolegu të cilin e la gruaja pasi u dashurua me trajnerin e fiskulturës.

“Unë bëra specializimin e neurokirurgjisë në Barcelonë, dhe në shërbimin e neurokirurgjisë ku unë punoja, 80% e neurokirurgëve ishin të divorcuar ose u divorcuan pas martesës dhe u martuan me njerëz të tjerë. Dikush me një infermiere, dikush me një mjeke dhe disa të tjerë me persona jashtë profesionit.

Ishte dhe rasti i një kolegut tim të cilin e la e shoqja dhe u martua me trajnerin që bënte fizkulturë.

Ndodh që mjekët të dashurohen dhe me pacientet, por janë raste më të shkëputura pasi nuk të lejon etika profesionale”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: