Shoqata Amerikane e Kardiologjisë (JAHA) ka tërhequr nga publikimi në revistën e tyre një studim shkencor, në të cilin përdorimi i cigareve elektronike lidhej drejtpërdrejt me rrezikun e sulmit në zemër. Siç raporton JAHA, tërheqja është bërë për shkak të mungesës së besueshmërisë së rezultateve të kërkimit.

Redaktorët e revistës kanë konsideruar reagimet dhe botuan një shënim për tërheqjen e studimit të autorit Dr. Stanton Glantz, profesor i mjekësisë dhe drejtori i Qendrës për Kërkimin dhe Edukimin e Kontrollit të Duhanit në Universitetin e Kalifornisë, San Francisko, me bashkëpunëtorë, duke treguar që ishte e bazuar potencialisht në rezultate të gabuara të hulumtimit dhe nuk u mor në konsideratë asnjë informacion kyç nga Baza e të dhënave për studime mbi popullsinë dhe duhanin në SHBA.

“Ekzistojnë dëshmi që produktet pa djegie të aprovuara shkencërisht, të tilla si cigare elektronike dhe produkte që ngrohin duhanin, megjithëse nuk janë plotësisht pa rrezik, janë një alternativë shumë më e mirë kundrejt cigareve për njerëzit që përndryshe do të vazhdonin të pinin duhan,” thuhet në shënimin e revistës.

Këto prova vërtetohen më tej nga numri në rritje i studimeve dhe konkluzioneve të pavarura nga organizatat kryesore të ekspertëve, si Administrata e Ushqimit dhe Barnave e Sh.B.A.-së, Agjencia Angleze për Shëndetin Publik dhe Kolegji Mbretëror i Mjekësisë në Australi.

Vitet e fundit, ligjet “e vjetruara” që ndan kategoritë e produkteve pa tym nga cigaret kanë ndryshuar gjithnjë e më shumë për shkak të natyrës dhe potencialit të tyre mbi shëndetin publik në krahasim me pirjen e duhanit. Ky është rasti në Amerikë, Mbretërinë e Bashkuar, Itali dhe Portugali, ndërsa vendet e tjera, si Zelanda e Re dhe Greqia, gjithashtu kanë njoftuar se po bëjnë hapa në këtë drejtim.

Një studim tjetër nga Dr Aurea tërhoqi një vëmendje të madhe dhe e çoi publikun në përfundimin e gabuar në lidhje me zvogëlimin e rrezikut të mundshëm të produkteve që ngrohin duhanin si IQOS.

Një artikull në Daily Mail, për shembull, deklaroi se “IQOS gjeneron më shumë toksina sesa mendohej fillimisht”, dhe Philip Morris International, prodhuesi i IQOS, kritikoi metodologjinë dhe përfundimet e këtij studimi.

Në rishikimin e provave për këtë produkt, Administrata e Ushqimit dhe e Barnave e SHBA vendosi të mos merrte parasysh këtë studim, duke thënë se “të dhënat e publikuara nuk konsiderohen të përshtatshme për të krahasuar nivelet e HPHC midis produkteve IQOS dhe cigareve me djegie”.

“Ekzistojnë probleme të rëndësishme analitike në studimin e Dr. Auera, të tilla si mungesa e testimit të mostrës së referencës, numri i ulët i përsëritjeve dhe mungesa e përzgjedhjes për disa metoda analitike”, thuhet në reagimin e kompanisë Philip Morris.

Vendimi për të tërhequr një studim në një nga botimet kryesore shkencore, në të cilin përdorimi i cigareve elektronike është i lidhur me infarktin e miokardit, u mbështet nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë, i cili deklaroi se një procedurë e tillë “mund të ndihmojë për të shmangur dëmtimin e mundshëm të shkencës, burimeve si dhe vet pacientëve, nëse reagimi bëhet në kohë”.

“Kjo histori vetëm konfirmon atë që unë kam thënë për një kohë të gjatë se ekziston një paragjykim ndaj alternativave të duhanpirjes midis studiuesve të duhanit, dhe kjo ka çuar në këtë të pavërtetë”, tha profesori i Shëndetit Publik në Universitetin e Bostonit Michael Sigal.

Kërkesa për tërheqjen e këtij studimi, publikuar në qershorin e kaluar, ishte së pari midis David Abrams, një profesor në Universitetin e New York dhe ish drejtor i Departamentit të Shkencave të Sjelljes dhe Shkencave Shoqërore në Institutet Kombëtare të Shëndetësisë, së bashku me një grup prej 16 akademikë, shkencëtarë dhe profesionistë të tjerë të shëndetit publik.

Abrams tani është duke përgatitur letra drejtuar Institutit Kombëtar të Shëndetit- Divizioni i Integritetit dhe Presidentit të Universitetit të Kalifornisë, San Francisko duke kërkuar një hetim dhe hulumtime të tjera mbi studime që mbajnë autorësinë e Glantz.

Studime të tilla ngjallin shqetësim të madh në komunitetin profesional për metodologjitë e përdorura dhe mënyrën e paraqitjes së tyre. Ekspertët që kritikojnë studimet nuk pohojnë se alternativat nuk janë të rrezikshme, por ata ngrenë zërin kundër paragjykimit dhe konkluzioneve të një studimi të tillë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb