Shoqata e Avokatëve penalistë të Shqipërisë ka festuar 10 vjetorin e themelimit të saj në ambientet e Prestige Hotel dhe Restaurant. Po në këtë ditë, avokatët penalistë kanë zgjedhur të zhvillojnë edhe zgjedhjet për kryetarin, sekretarin e përgjithshëm si dhe 5 anëtarët e SHAPSH.

Me një shumicë votash, avokati dhe pedagogu i universitetit “Luarasi”, Saimir Vishaj është rizgjedhur kryetar i Shoqatës së Avokatëve Penalistë. Ai ka vënë theksin mbi problematikat kryesore që shqetësojnë aktualisht avokatët.

Në një event madhështor,  Shoqata e Avokatëve Penalistë të Shqipërisë ka festuar 10 vjetorin e themelimit të saj në ambientet e Prestige Hotel dhe Restaurant. Për vite me radhë, nën drejtimin e avokatit dhe pedagogut të universitetit “Luarasi”,  Saimir Vishaj, kjo shoqatë ka qenë një faktor kycc në sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Avokatët penalistë, anëtarë të shoqatës, kanë dhënë kontributin e tyre në ndryshimet kushtetuese dhe komisionin e ligjeve nëpërmjet sugjerimeve për zgjidhjen e problematikave të ndryshme.

Një nga anëtaret më të vjetra të Shoqatës së Avokatëve Penalistë të Shqipërisë është avokatja e njohur, Henrieta Fortuzi . Ajo thekson se duhet ti jepet fund mentalitetit të vlerësimit të avokatit si sekser.

Mungesa e zyrave të avokatëve dhe mënyra e përcaktimit të tyre në ccështje të ndryshme janë dy nga problematikat kryesore të ngritura nga Saimir Vishaj. Ai i bën thirrje ministrit të Brendshëm që të verifikojë listën e avokatëve të parapëlqyer që ofrojnë vetëm mbrojtje formale.

Pas përfundimit të konferencës, penalistët e pranishëm, nëpërmjet një procesi transparent votimi zhvilluan zgjedhjet për Kryetarin , Sekretarin e Përgjithshëm si dhe 5 anëtarë të SHAPSH. Pedagogu i Luarasit Saimir Vishaj, u rizgjodh kryetar i Shoqatës me shumicë votash. Pas kësaj, të pranishmit vijuan festimet e 10 vjetorit të shoqatës në ambientet e Prestige Hotel dhe Restaurant.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb