TIRANË- Shoqata e Transportit Qytetas ka kërkuar sot vëmendjen e qeverisë për problemet e tyre. Ata bëjnë me dije se shqetësimin e tyre në lidhje me terminalin e linjës Tiranë-Elbasan ia kanë bërë prezent bashkisë, po ashtu çështjen e kanë çuar edhe në gjykatë, ndërsa parlajmërojnë protesta dhe greva nëse ky problem nuk zgjidhet.

“Kemi ndërruar flotën, nuk kemi terminale. Kryeministri të kthejë sytë nga ky transport. Punojnë akoma furgonët 8+1 të komunave”, thonë ata.

Kujtim Mema, përfaqësues i kësaj shoqate tha ndër të tjera se kërkojnë zbatimin e ligjit.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: