TIRANE- Shoqata e Transportuesve Ndërkombëtare të Udhëtarëve ka zhvilluar ditën e sotme një takim me operatorët që ofrojnë këtë shërbim dhe aktorë të tjerë. Duke shprehur shqetësimin për informalitetin që prek punën e tyre të përditshme, Shoqata e Transportuesve ka theksuar mungesën e bashkëpunimit me Ministrinë e Transporteve për të zgjidhur problemet e tyre.

Nga ana tjetër Shoqata e Transportuesve Ndërkombëtare të Udhëtarëve,ka ngritur edhe shqetësimin për reciprocitetin me Greqinë. Operatorët thonë se ata marrin gjoba si në Greqi, ashtu edhe në Shqipëri.

“Autobusët turistikë na marrin pasagjerët. Shprehim shqetësimin për linjat e Greqisë. Marrim gjoba si në Greqi dhe në Shqipëri. Ne duam autorizim që të vijojmë bashkëpunim me Greqinë”, shprehen nga Shoqata.

Ndërsa përfaqësues të ministrisë u shprehen se janë zhvilluar takime me palën greke për këto çështje. Problematike është çështja e biletave, pasi ka mos-përputhje në aktet ligjore të vendeve.

Sipas përfaqësuesit të ministrisë “Partneriteti me Greqinë është i kushtëzuar. Informaliteti në këtë fushë ekziston, por është në ulje. Do të zgjidhim ngërçin e lejes 90 ditore të shoferëve”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: