Shoqata PEA, me anë të një letre dërguar Ministrisë së Financave, kërkon që të falen të gjitha gjobat dhe kamatë-vonesat, gjatë kohës së pandemisë.

Kjo shoqatë shprehet se kërkon faljen e të gjitha gjobave, kamatëvonesave dhe interesave të gjeneruara automatikisht nga sistemet për të gjithë Periudhën e Pandemisë, e cila po vijon, deri në shpalljen nga Qeveria të mbarimit të Periudhës së Emergjencës.

  • foto galeri
  • foto galeri

Kërkesa e shoqatës PEA ndaj Ministrisë së Financave:

E nderuar Zonja Ministre,

Duke përshëndetur tashmë bashkëpunimin real që është krijuar me Ministrinë që Ju përfaqësoni dhe Pro-eksport Albania. Shoqata jonë “PEA” e gjykon të domosdoshme dhe urgjente të parashtrojë përpara Jush shqetësimin si vijon:

Ju bëjmë me dije se Drejtoritë Rajonale të Tatimeve, Doganat, OSSHE dhe Drejtorite e taksave vendore te Bashkive, po mbledhin gjobat dhe interesat e sistemit të gjeneruara nga Marsi 2020, pra në Periudhën e Pandemisë ose Vitin e Luftës, siç e cilëson me të drejtë Kryeministri.

Për ne dhe për pjesën dërrmuese të shoqatave të tjera të biznesit (mendimin e të cilave e kemi marrë) ky është një veprim absurd. Nga informacionet që kemi, mbledhja e gjobave, kamatëvonesave dhe interesave të tjera të gjeneruara automatikisht nga sistemi tatimor për vitin 2020 nuk po realizohet në asnjë nga vendet e tjera të rajonit, përfshirë Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, sikurse as edhe në Itali.

Gjykojmë se është veprim krejtesisht i pavend, që në kohë lufte, të sillemi si në një periudhë

normale me sipërmarrjet e vendit, të cilat po kalojnë periudhën më të vështirë që nga Marsi i vitit 1997 dhe janë në përpjekje për mbijetesë. Të lihet një hapësirë kohore, mbas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme të pandemisë, që bizneset të rimarrin aktivitetin në pikën ku ishin.

Mbi këtë bazë, Ju propozojmë:

Faljen e të gjitha gjobave, kamatëvonesave dhe interesave të gjeneruara automatikisht nga sistemet për të gjithë Periudhën e Pandemisë, e cila po vijon, deri në shpalljen nga Qeveria të mbarimit të Periudhës së Emergjencës.

  1. Mos-kryerjen e kontrolleve të thelluara pranë sipërmarrjeve, derisa Ministria e Shëndetësisë të deklarojë Mbarimin e Pandemisë.

Me respekt dhe besim se të dy këto kërkesa do t’i merrni parasysh.

Edvin PRENÇE

Kryetar i Pro-Eksport Albania

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb