Shoqata atdhetare kulturore “Tomorri” ka vlerësuar zotin Kasem Hysenbelliu, për kontributin e dhënë në themelimin e kësaj shoqate dhe si personalitet i shquar që ka kontribuar në fushën e arsimit, të vlerave ushtarake dhe të medias.
I emocionuar, Kevin Hysenbelliu djali i të ndjerit, u shpreh se dëshira e tij ishte se ky çmim të tërhiqej nga i ati, por në mungesë të tij, ai tha se ndihet krenar dhe me vlerësime të tilla dhe me ndihmën e njerëzve që e njihnin dhe e donin, përpiqet ta zbusë sadopak mungesën e tij.
Për kontributet e dhëna, çmime morën Ylli Hoxha nënkryetar i shoqatës “Tomorri”, Shaban Lajthia dhe Hysen Caka.
Një figurë qytetare, një atdhetar që ka dhënë kontribut në modernizimin e ekonomisë shqiptare por edhe në fushën e humanizmit është Spartak Nano. Dekoratën ia dorëzoi Presidenti i Focus Media Group Z.Irfan Hysenbelliu, i cili tha se është privilegj I madh të vlerësosh Spartak Nanon, për gjithë kontributin e tij dhënë shoqërisë.
“I japin vlerësimin më të madh jo vetëm këtu por edhe jashtë salle, për ndihmesën që i ka dhënë çdo skraparlliu, për çdo derë që ka hapur, ai nuk ka parë primare rezultatet që ka arritur por ato rezultate i ka shkrirë në sajë të mbështetjes ndaj tyre. Për mua është vlerësim që t’ja jap këtë dekoratë te shoqatës Tomorri”.
Vlerësimet u dhanë gjatë një ceremonie ku u promovua gjithashtu libri “Visaret e Skraparit” i autorit Viktor Bakillari. Në këtë takim nuk munguan këngët dhe grupi i valleve nga Skrapari.